Presidenti Biden: Putin po përpiqet të fshijë idenë e të qenurit ukrainas, provat po shtohen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka cilësuar krimet e forcave ruse në Ukrainë, si genocid.
Ai u shpreh se provat për krime lufte po shtohen, ndërsa theksoi se ajo çfarë Rusia po bën në Ukrainë është e tmerrrshme.
“Unë e quajta gjenocid sepse është bërë gjithnjë e më e qartë se Putin thjesht po përpiqet të fshijë edhe idenë e të qenit ukrainas. Provat po shtohen. Është ndryshe nga ajo që ishte javën e kaluar, aq më shumë prova po dalin. Fjalë për fjalë, gjërat e tmerrshme që kanë bërë rusët në Ukrainë – dhe ne do të mësojmë gjithnjë e më shumë për shkatërrimin. Ne do t’i lëmë avokatët të vendosin, ndërkombëtarisht, nëse kualifikohet apo jo”, deklaroi Biden, raporton CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




