Japonia ashpërson sanksionet ndaj Rusisë, në listë familja e Putin dhe Lavrov

Ministria e Jashtme e Japonisë ka njoftuar sanksione shtesë kundër Rusisë. Sipas një njoftimi për shtyp nga Ministria e Jashtme japoneze, janë ngrirë asetet e 398 qytetarëve rus, duke përfshirë edhe dy vajzat e Presidentit Vladimir Putin, Katerina Tikhonova dhe Mariya Vorontsova.
Sipas njoftimit, masat e reja synojnë gjithashtu anëtarët e familjes së Ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, përkatësisht gruan e tij Mariya Lavrova dhe vajzën Yekaterina Vinokurova.
Japonia ka zgjeruar vazhdimisht sanksionet e saj kundër Rusisë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, duke përfshirë ndalimin e importeve ruse si qymyri dhe vodka si dhe reduktimin e investimeve të reja në Rusi.
Vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, kanë vendosur gjithashtu sanksione kundër familjeve të Putinit dhe Lavrov, raporton CNN./rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




