Kryetari i Parlamentit italian nis sot vizitën zyrtare në Shqipëri, zbardhet axhenda e takimeve

Botë | 5 vite më parë

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit Italian, Roberto Fico nis sot vizitën zyrtare 3 ditore në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ditën e sotme, sipas L’opinionista, Fico do të takohet me Kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn, si dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e Sallës së Operacioneve të Mbrojtjes Civile Shqiptare të financuar nga Kooperacioni Italian si kontribut për rindërtimin pas tërmetit, që goditi Shqipërinë në nëntor 2019.

Të martën më datë 12 prill, janë planifikuar takime institucionale me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla, me të cilën do të nënshkruajë një protokoll bashkëpunimi parlamentar.

Sipas L’Opinionista, pas takimit me Lindita Nikollën, Fico do të takohet me Presidentin e Republikës, Ilir Meta. Në orën 15:00 do të mbahet takimi dypalësh me kryeministrin Edi Rama.

Të mërkurën më datë 13 prill, presidenti Fico do të jetë në Maqedoninë e Veriut.

Në orën 9.30, do të zhvillohet takimi me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Pas përfundimit të takimit, Fico do të mbërrijë në Kuvendin e Maqedonisë ku do të takohet me presidentin Talat Xhaferi. Para kthimit në Romë pritet takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, raporton L’Opinionista./rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme