Kancelari austriak udhëton drejt Moskës, takim me presidentin Putin për të ndalur luftimet në Ukrainë

Botë | 5 vite më parë

Kancelari austriak Karl Nehammer do të udhëtojë këtë të hënë në Moskë për të zhvilluar bisedime me presidentin rus Vladimir Putin për të ndalur luftimet në Ukrainë.

Në një postim në rrjete sociale te dielën, Nehammer tha  se “Austria është një vend ushtarakisht neutral, por ka një ‘qëndrim të qartë’ për luftën ruse kundër Ukrainës.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të ndalojnë luftën dhe të arrijnë një armëpushim për t’i hapur rrugën krijimit të korridoreve humanitare dhe hetimit të plotë të krimeve të luftës.

Nehammer do të jetë lideri i parë i BE-së që takohet personalisht me liderin rus që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme