Stoltenberg: NATO e gatshme të furnizojë Ukrainën me armë në vitet në vijim!

Vendet e NATO-s janë të gatshme të furnizojnë Ukrainën me armë për luftën kundër Rusisë gjatë viteve në vijim, njoftoi sot sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Në një intervistë për BBC, Stoltenberg tha se nuk mund të komentonte lidhur me sistemet e armatimeve të siguruara nga vendet individuale të NATO-s, duke shtuar se ndikimi i armëve të dorëzuara tashmë në Ukrainë ishte i qartë për t’u parë.
“Ne shohim gjithashtu efektin e këtyre sistemeve, armëve në fushën e betejës çdo ditë. Ne shohim të gjitha armaturat ruse të shkatërruara, ne shohim që Ukraina ka aftësinë të rrëzojë raketa dhe avionë rusë”, tha Stoltenberg.
“Aleatët janë të gatshëm të ofrojnë edhe më shumë dhe gjithashtu armë më moderne dhe më të rënda,” tha ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




