Stuhi dëbimesh në Evropë, edhe Spanja largon 25 diplomatë rusë

Spanja do të dëbojë afër 25 diplomatë rusë dhe staf të ambasadës ruse në Madrid, bëri të ditur ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares, duke iu bashkuar shteteve të Bashkimit Evropian në përgjigje të krimeve të pretenduara të luftës të kryera nga trupat ruse në Ukrainë.
“Ne kemi vendosur të dëbojmë diplomatë dhe staf nga ambasada ruse në Spanjë, të cilët paraqesin rrezik për interesat dhe sigurinë e shtetit tonë”, tha kryediplomati spanjoll të martën, duke shtuar se nuk përjashton masa të mëtejme ndaj Rusisë.
Sipas ministrit Jose Manuel Albares, dëbimi i diplomatëve u bë në përgjigje të “veprimeve të tmerrshme të kryera në ditët e fundit në Ukrainë, veçmas në Bucha, dhe për veprimet e tjera që u raportuan në Mariupol”, tha ai, duke iu referuar zbulimit të një varreze masive dhe civilëve të vrarë në qytetin ukrainas të Buchas.
Albares tha se Qeveria pret që Rusia të kundërpërgjigjet, duke dëbuar diplomatë spanjollë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




