Stoltenberg: Rusia nuk po heq dorë nga pushtimi i Ukrainës

Botë | 5 vite më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë një konference për shtyp në Bruksel, ka folur për luftën Rusi-Ukrainë. Në fjalën e tij  ai ka nënvizuar se “situata është shumë e rrezikshme për të gjithë ne”, shkruan skynews.

“Ajo që ne shohim tani është një brutalitet në përmasat dhe shtrirjen e një luftë që nuk e kemi parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Kjo është jashtëzakonisht serioze. Është e tmerrshme dhe po shkakton vuajtje të mëdha për popullin ukrainas. Por është një situatë e rrezikshme për të gjithë ne. Kemi parë natyrën e luftës së Presidentit Putin, mungesën e respektit të tij për sundimin e ligjit, për rregullat ndërkombëtare dhe gjithashtu për të drejtat themelore të njeriut,” tha ai.

Ai shtoi se Moska nuk po heq dorë nga ofensiva e saj në Ukrainë, por do të përpiqet të rigropojë trupat për të marrë në kontroll rajonin e Donbasit në javët e ardhshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme