Ministri i Jashtëm rus, Lavrov: Vrasjet në Bucha inskenime të ukrainasve

Botë | 5 vite më parë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, deklaroi sot se imazhet e civilëve të vrarë në qytetin e Ukrainës janë një inskenim bërë nga ukrainasit, pas tërheqjes së trupave ruse më 30 mars. Zoti Lavrov i ka quajtur inskenimet një provokim. Sipas tij, asnjë qytetar i Buchas nuk i është nënshtruar dhunës nga ushtria ruse.

Lavrov bëri të ditur se zyrtarët rusë do të paraqesin materiale në mbështetje të tezës së Moskës, me qëllim që të “shpërndajë” ato që ai i quan “gënjeshtra”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme