Kryqi i Kuq nuk mund të arrijë në Mariupol për shkak të kushteve të sigurisë

Botë | 5 vite më parë

Një ekip i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) nuk ka mundur të arrijë në qytetin e rrethuar të Mariupol të hënën për të evakuar civilët, tha një zëdhënës, duke cituar kushtet e sigurisë raporton Reuters.

“Për shkak të kushteve të sigurisë, ekipi ynë nuk ka mundur të arrijë në Mariupol sot,” tha zëdhënësi Jason Straziuso në komentet e dërguara me email për Reuters. Përpjekjet e mëparshme të Kryqit të Kuq për të arritur në qytet gjatë ditëve dhe javëve të fundit nuk kanë pasur sukses.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme