Guvernatori rus akuzon Ukrainën për sulmin ndaj depove të naftës

Botë | 5 vite më parë

Guvernatori rajonal i qytetit rus të Belgorod ka akuzuar se helikopterët ushtarakë ukrainas kanë sulmuar një depo nafte në qytet.

Vyacheslav Gladkov tha në kanalin e tij Telegram se zjarri, i cili shpërtheu të premten në mëngjes, ishte shkaktuar nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas.

Ai më herët kishte thënë se janë plagosur dy qytetarë, por jashtë rrezikut për jetën. Banorët e rrugëve aty pranë u evakuuan ndërsa zjarrfikësit po merren me flakët, tha ai.

Kjo akuzë vjen vetëm dy ditë pasi rajoni pa gjithashtu shpërthime në një ndërtesë magazinimi armësh. Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën, raporton BBC. 

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpërthimet.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme