Zelensky tërheq ambasadorët ukrainas nga Gjeorgjia dhe Maroku

Botë | 5 vite më parë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka tërhequr ambasadorët e Ukrainës në Gjeorgji dhe Marok, pasi sipas tij, ata nuk kanë bërë mjaftueshëm për të bindur ato vende që të mbështesin Ukrainën dhe të ndëshkojnë Rusinë për pushtimin raporton REL.

“Me gjithë respektin e duhur, nëse nuk do të ketë armë, nuk do të ketë sanksione, nuk do të ketë kufizime për biznesin rus, atëherë ju lutemi kërkoni punë tjetër”, tha Zelensky.

“Pres rezultate konkrete në ditët në vijim nga puna e përfaqësuesve tanë në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme, Azinë Juglindore dhe Afrikë”, shtoi Zelensky.

Ai tha se “fronti diplomatik është një nga frontet kyçe” në betejën e Ukrainës për të fituar luftën kundër Rusisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme