BE-ja përgatitet për një samit të tensionuar me Kinën

Botë | 5 vite më parë

Kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe ai i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të zhvillojnë një takim virutal me liderin kinez, Xi Jinping më 1 prill, ata planifikojnë ta paralajmërojnë Pekinin se do të ketë pasoja nëse i ofron ndihmë Rusisë në pushtimin e Ukrainës raporton REL.

Ky samit mbahet në kohën kur raportet midis Kinës dhe Bashkimit Evropian janë më delikate se kurrë më parë, teksa rreshtimi i Pekinit me Rusinë në luftën e saj në Ukrainë ka dëmtuar raportet veçse të tensionuara me Brukselin, që ishin përkeqësuar pas një sërë tensionesh tregtare dhe gjeopolitike.

“Në samitin e Kinës, ka një pajtim të madh midis përfaqësuesve të BE-së se nuk do të jetë një samit i zakonshëm dhe se Brukseli nuk duhet të jetë naiv”, tha për Radion Evropa e Lirë një diplomat evropian.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme