Mbretëria e Bashkuar do të organizojë konferencë donatorësh për të ndihmuar Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar do të zhvillojë të enjten një konferencë të donatorëve, si tentim për të siguruar më shumë ndihmë vdekjeprurëse për Ukrainën. Ndihma vdekjeprurëse përfshin armët dhe pajisjet ushtarake.
Konferenca, e cila do të mbledhë shtetet që dëshirojnë të bëjnë donacion armë ushtarake në Ukrainë, do të organizohet nga Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.
Gjatë vizitës në Norvegji, Wallace ka thënë se në konferencë “do të kuptojmë çfarë tjetër mund të mblidhet në botë, për t’u siguruar se Rusia nuk ka sukses në pushtimin e paligjshëm të një shteti sovran”.
Më herët gjatë këtij muaji, Mbretëria e Bashkuar ka thënë se është duke u përgatitur për të dërguar sisteme raketore për mbrojtje në Ukrainë, për të ndihmuar në shkatërrimin e tankeve dhe aeroplanëve rusë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




