Shefi i agjencisë bërthamore të OKB-së viziton Ukrainën

Shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për mbikëqyrje bërthamore, Rafael Grossi, gjendet në Ukrainë për të biseduar për “sigurinë e centraleve bërthamore të këtij shteti”, njoftoi sot Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore raporton REL.
“Qëllimi i vizitës së drejtorit të përgjithshëm [Rafael Grossi] është për të iniciuar sigurinë dhe mbështetjen e sigurisë për ndërtesat bërthamore të Ukrainës”, u tha në deklaratën e agjencisë.
Që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës, forcat ruse kanë marrë nën kontroll centralin e çmontuar bërthamor të Çernobilit dhe centralin në Zaportizhja.
ANEB-i u ka bërë thirrje palëve të përfshira në konflikt që të garantojnë siguri për centralet bërthamore të Ukrainës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




