Sekretarja britanike thirrje Perëndimit: Negociatat nuk duhet të përfundojnë me ‘shitjen’ e Ukrainës

Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Liz Truss, bëri thirrje për të pasur kujdes gjatë bisedimeve, duke theksuar se marrëveshjet e arritura duhet të mos e dëmtojnë Ukrainën.
“Negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë nuk duhet të përfundojnë me ‘shitjen’ e Ukrainës”, – tha Truss.
Duke iu drejtuar deputetëve në Dhomën e Komunave, ajo tha se presidenti Putin “nuk është serioz për bisedimet” dhe ende “po bombardon me qëllim qytetarët e pafajshëm”.
“Ne nuk duhet të ndalim vetëm Putinin në Ukrainë, por duhet ta shohim situatën në një periudhë më të gjatë”, tha ajo.
Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga G7 nuk duhet të hiqen “përderisa Putini vazhdon me luftën e tij dhe ai ka ende trupa në Ukrainë”, tha ajo.
Truss tha se bisedimet nuk duhet të përsërisin gabimet e së kaluarës, duke përfshirë “zgjidhjen e vështirë të vitit 2014, e cila nuk i dha popullit të Ukrainës siguri të qëndrueshme”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




