Kërcënimet bërthamore të Putin, shumëfishohen blerjet e pilulave “të shpëtimit”, rriten çmimet me 50%

Botë | 5 vite më parë

Çmimi i pilulave të jodur kaliumit, një ndihmë e mundshme mbijetese për shpërthimet bërthamore, është rritur në Amazon me rreth 50% që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. 
Ato janë shpërndarë si pasojë e shkrirjes së termocentraleve bërthamore dhe ka prova që sugjerojnë se funksionojnë, por vetëm deri në një pikë.

Pilulat ndalojnë tiroiden tuaj, një gjëndër në qafë, nga thithja e jodit radioaktiv. Por ato nuk mbrojnë pjesët e tjera të trupit dhe nuk ju mbrojnë nga elementët e tjerë radioaktivë në rast rrjedhjeje.

Ndërsa pushtimi i tij i Ukrainës po shkon keq, Vladimir Putin ka përdorur kërcënime shqetësuese, duke përfshirë vendosjen e armëve bërthamore të Rusisë në një gjendje më të lartë gatishmërie.

Mundësia e një konfrontimi të përshkallëzuar që çon në përdorimin e armëve bërthamore në Evropë mbetet shumë i ulët.

Por rreziku i luftës bërthamore tani është më i madh se sa ka qenë në dekada dhe shumë njerëz janë të trembur.

Një nga rreziqet më të mëdha të një arme bërthamore është sasia e bollshme e rrezatimit që do të lëshonte. Pas një sulmi, reshjet radioaktive do të binin si shi nga qielli, duke helmuar ata që i ekspozoheshin. Kjo mund të çojë në sëmundje të rënda dhe vdekje./ The Economist


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme