Lavrov: Marrëdhëniet Rusi-Kinë në nivelin më të fortë ndonjëherë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të hënën se marrëdhëniet e Rusisë me Kinën ishin në nivelin e tyre më të fortë ndonjëherë, në një kohë kur vendet perëndimore po kërkojnë të izolojnë Moskën me sanksione të paprecedentë mbi Ukrainën raporton Reuters
Pekini ka shprehur vazhdimisht kundërshtime ndaj sanksioneve, duke këmbëngulur se do të mbajë shkëmbime normale ekonomike dhe tregtare me Rusinë dhe ka refuzuar të dënojë veprimet e Moskës në Ukrainë, por qeveria është e kujdesshme ndaj kompanive kineze që bien ndesh me sanksionet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




