Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkesë talebanëve që të lejojnë vajzat afgane të shkojnë në shkollë

Botë | 5 vite më parë

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me një vendim të sundimtarëve talebanë të Afganistanit për t’u mohuar vajzave aksesin në arsimin e mesëm dhe i bëri thirrje grupit të rihapë shkollat ​​për nxënëset femra pa vonesë raporton Reuters.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit riafirmuan të drejtën e arsimimit për të gjithë afganët, përfshirë vajzat,” tha një deklaratë nga Kombet e Bashkuara të dielën.

Javën e kaluar, talebanët u tërhoqën pas një njoftimi se shkollat ​​e mesme do të hapeshin për vajzat, duke thënë se ato do të qëndronin të mbyllura derisa të hartohej një plan në përputhje me ligjin islamik për rihapjen e tyre. 

Shtetet e Bashkuara anuluan papritur takimet me talebanët në Doha që ishin caktuar për të trajtuar çështjet kryesore ekonomike për shkak të vendimit, thanë zyrtarët amerikanë të premten. 

Këshilli i Sigurimit i kërkoi Deborah Lyons, Përfaqësueses Speciale të OKB-së për Afganistanin, që të angazhohej me autoritetet përkatëse afgane dhe palët e interesuara për këtë çështje dhe të raportonte mbi përparimin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme