Shkollat në Kiev do të rihapen online

Studentët në kryeqytetin Kiev do të jenë në gjendje të rifillojnë shkollën të hënën – përmes mësimit në distancë në internet.
Kryetari i bashkisë së Kievit njoftoi rihapjen të dielën, duke thënë se kurset do të “përshtateshin më shumë me kushtet aktuale duke përdorur platforma të ndryshme arsimore”.
“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe në kushte kaq të vështira të gjendjes ushtarake”, tha Vitali Klitschko në një postim në Telegram.
“Ata po përpiqen të na frikësojnë. Kjo nuk do të funksionojë!” tha ai.
OKB vlerëson se më shumë se gjysma e fëmijëve të vendit janë larguar nga vendi gjatë luftës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




