Macron: Përshkallëzimi verbal mund të parandalojë armëpushimin

Botë | 5 vite më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron është kundër përshkallëzimit verbal të luftës në Ukrainë, një ditë pasi homologu i tij amerikan Joe Biden e përshkroi liderin rus Vladimir Putin si kasap dhe tha se ai nuk duhet të lejohet të qëndrojë në pushtet.

Macron u tha mediave franceze se qëllimi ishte një armëpushim në Ukrainë dhe më pas tërheqja e trupave ruse.

Ai tha se kjo nuk do të ishte e mundur me një përshkallëzim përmes fjalëve apo veprimeve.

Autoritetet amerikane kanë mohuar se Biden po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi pas komenteve të tij të pashkruara gjatë një vizite në Poloni.

Macron ka mbajtur komunikim me presidentin rus gjatë gjithë krizës në Ukrainë dhe tha se do të fliste me Putinin në dy ditët e ardhshme për të organizuar evakuimin e civilëve nga qyteti port i bombarduar rëndë Mariupol.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme