Zelenski flet në forumin ekonomik të Dohas

Mburrja që po ndërmerr Rusia me armët e saj bërthamore po i jep shtysë një gare të rrezikshme armësh. Kështu u shpreh këtë të shtunë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski gjatë një video fjalimi për forumin economic të Dohas.– Ata po mburren që mund të shkatërrojnë me armë bërthamore jo vetëm një vend të caktuar, por të gjithë planetin, u shpreh Zelenski. Kur Ukraina çmontoi stokun e saj bërthamore në vitit 1990, asaj iu dhanë zotime të sigurisë nga vendet më të fuqishme në botës, përfshi Rusinë. – Por këto zotime asnëjherë nuk u bënë garanci. Dhe në fakt, një nga vendet që supozohet të japë një nga premtimet më të mëdha të sigurisë filloi të punonte kundër Ukrainës dhe ky është manifestimi më flagrant i padretjësisë, shtoi Zelenski.
Zelenski gjithashtu i bëri thirrje Katarit, vend organizator i takimit vjetor të udhëheqësve të politikës dhe biznesit ndërkombëar, të rrisë prodhimin e gazit natyror përballë përpjekjeve ruse për përdorimin e hidrokarbureve si armë. -E ardhmja e Europës varet nga përpjekjet tuaja. Varet nga prodhimi juaj. Ju kërkojnë të rrisni prodhimin e energjisë për të siguruar që çdokush në Rusi të kuptojë se asnjë vend nuk mund ta përdorë energjinë si armë, – tha Zelenski për të pranishmit në forum, mes të cilëve edhe emiri i katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani.
Kombet europiane janë zotuar të reduktojnë varësine e tyre nga nafta dhe gazi rus, ndërkohë që i janë drejtuar Katarit për këto produkte. Gjermania ndërkohë është aganzhuar të ndërtojë dy terminale të mëdha për të marrë gaz të lëngshëm nga vendi i Gjirit Persik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




