Presidenti amerikan, Joe Biden: Rusia duhet të hiqet nga G-20-ta

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë sot se Rusia duhet të hiqet nga G-20-ta. Ai shtoi se i takon Ukrainës nëse do të lëshojë pjesë të territorit të saj për të arritur një armëpushim.
“Përgjigjja ime është po”, tha Biden gjatë një konference për shtyp kur u pyet nëse Rusia duhet të hiqet. “Kjo varet nga G20. Kjo u ngrit sot dhe unë ngrita mundësinë që, nëse kjo nuk mund të bëhet – nëse Indonezia dhe të tjerët nuk pajtohen – atëherë, sipas mendimit tim, duhet të kërkojmë që edhe Ukraina të jetë në gjendje të marrë pjesë në takime, si dhe të vëzhgojë.”
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se presidenti rus Vladimir Putin, i kishte treguar atij në bisedat e tyre të hershme se ai besonte se aleanca e NATO-s nuk do të qëndronte e bashkuar.
Sipas Biden, në një bisedë mes tyre Putin ishte shprehur i bindur se NATO nuk do të qëndronte e bashkuar.
“Putini po mbështetej për ndarjen e NATO-s. Biseda ime e hershme me të në dhjetor dhe në fillim të janarit – ishte e qartë për mua se ai nuk mendonte se ne mund ta mbanim këtë kohezion,” u tha Biden gazetarëve në Bruksel.
Pas raporteve të kësaj jave që sugjeronin se Rusia mund të hiqet, ambasadori rus në Xhakartë tha të mërkurën se presidenti rus Vladimir Putin “dëshiron të shkojë” në samitin e G20 në Indonezi në nëntor.
I pyetur gjatë konferencës për shtyp të së enjtes nëse presidenti ukrainas Zelensky duhet të lëshojë ndonjë territor në mënyrë që të arrijë një armëpushim me Rusinë, Biden tha se u takon ukrainasve të vendosin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




