SHBA dhe aleatët mund të dëbojnë Rusinë nga G20

SHBA dhe vendet e tjera perëndimore po shqyrtojnë një lëvizje për të përjashtuar Rusinë nga G20, ka raportuar Reuters.
Agjencia e lajmeve tha gjithashtu se Polonia të martën u kishte sugjeruar zyrtarëve amerikanë që të zëvendësonte Rusinë dhe se ata morën një “përgjigje pozitive”.
G20 është një grupim i ekonomive më të mëdha në botë, i cili synon të koordinojë veprimet për çështjet që prekin ekonominë globale, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe zhvillimin.
Një shtytje e tillë do t’i shtonte sanksionet ekzistuese ekonomike kundër Rusisë nga Perëndimi. Por ka të ngjarë të vihet veto edhe nga vende të tjera kyçe të G20-s, përfshirë Kinën, Indinë dhe Arabinë Saudite, sugjerojnë analistët.
Si rezultat, disa parashikojnë se aleatët perëndimorë të G7 mund të bojkotojnë takimet e G20 këtë vit – diçka për të cilën Indonezia, kryesuesja aktuale e klubit, thuhet se është paralajmëruar. Xhakarta ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje.
Kur u pyet për këtë, këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha: “Ne besojmë se nuk mund të jetë një gjë e zakonshme për Rusinë në institucionet ndërkombëtare dhe në komunitetin ndërkombëtar.”
Rusia gjithashtu ka qenë pjesë e G7 – e cila u zgjerua në G8 në vitet 2000, por ajo u përjashtua pasi aneksoi Krimenë në 2014.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




