Kinë, asnjë i mbijetuar nga avioni i rrëzuar një ditë më parë me 132 persona në bord

Një ditë pasi u rrëzua avioni në Kinë me 132 persona në bord, fatkeqësisht ekipet e kërkim shpëtimit nuk kanë mundur të gjejnë deri më tani asnjë të mbijetuar.
Avioni Boeing 737-800 i China Eastern Airlines u rrëzua pranë Wuzhou në Kinën jugore. Ekipet ndodhen ende në vendgjarje, por terreni po ua vështirëson punën. Avioni, i cili u nis nga Kunming, do të mbërrinte të hënën në orën 15.05 me orën lokale në Guangzhou, por ai u rrëzua ndërsa ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Ekipet e shpëtimit deri më tani kanë gjetur pjesë të avionit të cilat janë totalisht të djegura.
Administrata e Aviacionit Civil të Kinës mbajti një konferencë për ngjarjen vetëm pas rreth 36 orësh.
“Deri më tani, nga puna e ekipeve të kërkim-shpëtimit nuk është gjetur asnjë të mbijetuar. Duke pasur parasysh informacionin e disponueshëm aktualisht, ne ende nuk e kemi të qartë shkakun e rrëzimit të avionit,” u tha gazetarëve Zhu Tao, drejtor i zyrës së sigurisë së aviacionit në AAC.
Vitet e fundit, Kina ka bërë shumë përparime në sigurinë e aviacionit, aq sa sipas bazës së të dhënave të Rrjetit të Sigurisë së Aviacionit, aksidenti i fundit fatal daton në vitin 2010 kur një Henan Airlines Embraer E-190 me 96 udhëtarë në bord u rrëzua duke vrarë 44 prej tyre. Në vitin 1992, një Boeing 737-300 i Kinës Jugore – përveç transportuesit të përfshirë sot – u rrëzua duke vrarë 141 persona në bord.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




