Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon shtëpinë e të moshuarve në Luhansk, 56 të vdekur

Trupat ruse dyshohet se kanë hapur zjarr në një shtëpi të të moshuarve në qytetin lindor të Kreminës, duke vrarë 56 persona.
Qeveria ukrainase thotë se pushtuesit qëlluan në ndërtesën në rajonin e Luhansk “nga një tank… në mënyrë cinike dhe të qëllimshme”.
Shërbimi Shtetëror i Komunikimeve Speciale tha se ishin 15 të mbijetuar, të cilët u “rrëmbyen nga pushtuesit dhe u dërguan në territorin e pushtuar në Svatove (rajoni i Luhanskut) në shkollën rajonale të konviktit geriatrikë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




