Zelensky: Me luftën në Ukrainë, Rusia po ndërton një mur në Evropë!

Botë | 5 vite më parë

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u tha ligjvënësve gjermanë se Rusia po ndërton një mur përmes Evropës me sulmin ndaj vendit të tij dhe bëri thirrje për më shumë mbështetje nga Berlini.

“Ju jeni ende të mbërthyer pas një muri”, tha Zelensky ndërsa bëri një krahasim të Luftës së Ftohtë, gjatë një fjalimi video para ligjvënësve në Bundestag.

”Por, ky muri i fundit është shumë më i lartë dhe po i pengon evropianët të shohin vuajtjet në Ukrainë”, theksoi ai.

Ai i kërkoi Berlinit të mbështesë ofertën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

Zelensky gjithashtu kritikoi Berlinin për vonimin e anulimit të ”Nord Stream 2”, një tubacion i diskutueshëm i gazit natyror që dërgon gazin nga Rusia në Gjermani.

Ai tha se apelet e shumta ukrainase për të hequr dorë nga projekti në prag të pushtimit të Rusisë kishin marrë përgjigjen “ekonomi, ekonomi, ekonomi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme