Stoltenberg: Lufta e Presidentit Putin kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen dhe ka tronditur botën!

Në një konferencë shtypi në Berlin me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se “lufta e Presidentit Putin kundër Ukrainës ka shkatërruar paqen dhe ka tronditur botën“, raporton BBC.
Gjatë konferencës Stoltenberg nderoi forcat e Kievit dhe u zotua të vazhdojë t’i mbështesë ato “për të mbështetur të drejtën për vetëmbrojtje të sanksionuar në kartën e OKB-së“.
Teksa lavdëroi Gjermaninë për mbështetjen e saj ushtarake dhe humanitare ndaj Ukrainës, Stoltenberg theksoi se “NATO ka një përgjegjësi për të parandaluar që kjo luftë të përshkallëzohet më tej”
Stoltenberg paralajmëroi anëtarët e bllokut të sigurisë se nuk mund ta marrin paqen dhe sigurinë si të mirëqenë.
“Dje, ministrat e mbrojtjes filluan të konsiderojnë se çfarë duhet të bëjmë për të përforcuar mbrojtjen dhe parandalimin tonë për një afat më të gjatë. Kjo do të kërkojë rritje të mëdha të investimeve në mbrojtje,” tha Stoltenberg.
Ndërkohë, Scholz tha se Gjermania ka rritur fondet për forcat e saj të armatosura për të siguruar që NATO është në gjendje të përmbushë detyrat dhe mandatin e saj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




