Hungaria pret ‘valë’ refugjatësh nga Ukraina javën e ardhshme

Botë | 5 vite më parë

Hungaria pret të shohë një “valë më të madhe refugjatësh” që vijnë në vend javën e ardhshme nga Ukraina.

Duke folur në një video të postuar në Facebook gjatë një vizite në një pikë kalimi pranë kufirit të Hungarisë me Ukrainën dhe Rumaninë, Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban tha se më shumë roje kufitare do të vendosen atje javën e ardhshme për të trajtuar fluksin e shtuar, raporton BBC

Deri më 14 mars, rreth 263,888 ukrainas kishin kaluar kufirin për në Hungari, sipas mbikëqyrësit të të drejtave të njeriut të OKB-së.

Të mërkurën, një këshilltar i Orban tha për mediat hungareze se zyrtarët prisnin të merrnin mbi 900,000 refugjatë deri në fund të luftës.

Megjithatë, numri i refugjatëve që mbërrijnë në Hungari ka rënë ndjeshëm gjatë javës së kaluar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme