Prokurorët kërkuan 13 vite burg, Navalny: Nuk më trembni dot!

Prokurorët rusë kanë kërkuar sot 13 vite burg për kritikun e regjimit Alexei Navalny, për akuzat për mashtrim. Navalny, kritiku më i zëshëm vendas i Presidentit Putin, u burgos vitin e kaluar pasi i mbijetoi një sulmi me agjent nervor për të cilin fajëson Kremlinin. “Edhe nëse kërkoni 113 vite burg, nuk do të më trembni mua, apo të tjerë si unë.” citohet të jetë shprehur lideri i opozitës ruse në seancën gjyqësore.
Ai tani përballet me akuza të tjera ndërsa po vuan një dënim prej 2.5 vitesh në një burg jashtë Moskës.
“Kërkoj që Navalny të dënohet me një afat prej 13 vjetësh dhe dy vite më pas me kusht”, u citua të ketë thënë prokurorja Nadezhda Tikhonova nga agjencitë ruse të lajmeve.
Ajo kërkoi gjithashtu që lideri i opozitës ruse të paguajë një gjobë prej 1.2 milionë rublash (8,685 dollarë).
“Nuk mund t’i futësh të gjithë në burg. Edhe nëse kërkoni 113 vjet, nuk do të më trembni mua apo të tjerët si unë”, tha Navalny në gjykatë, sipas asaj që deklaroi ekipi i tij në mediat sociale.
Gjyqtari i rastit do të marrë një vendim më 22 mars.
Ai tani përballet me akuza të tjera ndërsa po vuan një dënim prej 2.5 vitesh në një burg jashtë Moskës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




