SHBA i dhuron Ukrainës 13.6 miliardë dollarë

Botë | 5 vite më parë

Presidenti Joe Biden, ka deklaruar se ka nënshkruar një projektligj, të cilin e quan historik, duke i dhuruar 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën.

“Sapo nënshkrova projektligjin e financimit dypartiak të qeverisë, duke siguruar një financim historik prej 13.6 miliardë dollarësh për Ukrainën”, shkroi Biden në Twitter.

Vlen të theksohet se SHBA është shprehur pro Ukrainës në këtë luftë. Ata kanë zgjedhur që të ndërhyjnë përmes sanksioneve, duke tentuar kështu të ndalin agresionin e Putinit.

Sot, edhe Rusia vendosi sanksione ndaj presidentit amerikan dhe zyrtarëve të tjerë të lartë në SHBA.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme