Ministri i Jashtëm ukrainas: Gati për të negociuar, por nuk do të dorëzohemi

Botë | 5 vite më parë

Ukraina ishte gati të negocionte për t’i dhënë fund luftës së nisur nga Rusia më shumë se dy javë më parë, por nuk do të dorëzohej apo pranonte asnjë ultimatum, tha të shtunën ministri i punëve të jashtme të vendit Dmytro Kuleba raporton Reuters.

Duke folur në një ngjarje virtuale të organizuar nga organizata jo-partiake, jofitimprurëse Renew Democracy Initiative, Kuleba tha se jetët e civilëve do të shpëtoheshin nëse Ukraina do të kishte avionë luftarakë dhe më shumë avionë sulmues për të shkatërruar kolona të mëdha ushtarake.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme