Guvernatori i rajonit të Donetsk: Volnovakha ‘nuk ekziston më’

Qyteti juglindor i Volnovakha është shkatërruar plotësisht që nga pushtimi rus, thotë guvernatori i rajonit të Donetsk, Pavlo Kyrylenko raporton BBC.
Ai tha që që nga fillimi i pushtimit, shumica e popullsisë së Volnovakha-s është larguar dhe shumica e infrastrukturës së saj është shkatërruar, që do të thotë se qyteti efektivisht nuk ekziston më.
“Në përgjithësi, Volnovakha me infrastrukturën e saj si e tillë nuk ekziston më,” tha ai për kanalin televiziv ukrainas Direct.
Por ai tha se luftimet vazhdojnë atje për të parandaluar një rrethim rus të territorit të rëndësishëm strategjik.
Volnovakha ka qenë nën një breshëri të rëndë granatimesh, raketash dhe sulmesh ajrore, duke shkatërruar pothuajse çdo ndërtesë në qytet.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




