OKB: Më shumë se 1,500 viktima civile duke përfshirë 42 fëmijë të vrarë në Ukrainë

Kombet e Bashkuara kanë regjistruar 1,581 viktima civile – 579 të cilët u vranë dhe 1,002 të plagosur – që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.
Mes të vdekurve janë 42 fëmijë, me 54 fëmijë mes të plagosurve, sipas raportit të fundit të OKB-së për viktimat civile. Numri më i madh i viktimave u regjistrua në zonat ende nën kontrollin e qeverisë ukrainase.
“Shumica e viktimave civile të regjistruara u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet me raketa dhe ajrore”, sipas raportit të OKB-së.
Zyra e organizatës për të drejtat e njeriut beson se numri aktual i viktimave është “dukshëm më i lartë veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria dhe veçanërisht ditët e fundit” pas raporteve për armiqësi të forta në rajone si Kharkiv, Mariupol dhe Donetsk, “ku ka pretendime për qindra viktima civile”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




