Ukrainë, rihapen korridoret humanitare në disa qytete

Botë | 5 vite më parë

Disa korridore humanitare në Ukrainë, duke përfshirë ato në Mariupol dhe Zaporizhzhia, janë rihapur sot, sipas zëvendëskryeministres Iryna Vereshchuk, shkruan skynews.

Ajo tha se shpresonte se Rusia do t’i respektonte premtimet e saj për një armëpushim. Vereshchuk tha se Ukraina ka planifikuar të evakuojë banorët e disa qyteteve dhe fshatrave në rajonet e Kievit dhe Sumy-t dhe disa zonave të tjera ku ka luftime të vazhdueshme.

“Shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë, të gjitha rrugët e planifikuara do të jenë të hapura dhe shpresojmë se Rusia do të përmbushë detyrimet e saj për të garantuar regjimin e armëpushimit”, tha ajo në një fjalim.

Përpjekjet për të siguruar kalimin e  sigurt për banorët e Mariupolit kanë dështuar vazhdimisht gjatë kësaj javë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme