Navalny i burgosur bën thirrje për protesta kundër luftës në të gjithë Rusinë të dielën

Botë | 5 vite më parë

Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny bëri thirrje për protesta kundër luftës në Moskë dhe qytete të tjera të dielën raporton Reuters.

“Maniaku i çmendur Putin do të ndalohet më shpejt nga populli i Rusisë tani nëse ata kundërshtojnë luftën”, thuhet në një mesazh në llogarinë e Navalny në Instagram.

“Duhet të shkoni në mitingje kundër luftës çdo fundjavë, edhe nëse duket se të gjithë ose janë larguar ose janë trembur…Ju jeni shtylla kurrizore e lëvizjes kundër luftës dhe vdekjes”, tha ai.

Rusia nisi një pushtim të Ukrainës më 24 shkurt, sulmi më i madh ndaj një vendi evropian që nga Lufta e Dytë Botërore. Moska i quan veprimet e saj në Ukrainë një “operacion special” për të çarmatosur dhe “denazifikuar” Ukrainën. Ukraina dhe aleatët perëndimorë e quajnë këtë një pretekst të pabazë për një luftë të zgjedhur që ka ngritur frikën e një konflikti më të gjerë në Evropë.

Grupi i monitorimit të protestave OVD Info thotë se 13,908 persona janë arrestuar në demonstratat kundër luftës në Rusi që nga fillimi i pushtimit.

Navalny u burgos vitin e kaluar kur u kthye në Rusi pasi mori trajtim mjekësor në Gjermani pas një sulmi helmues me agjent nervor gjatë një vizite në Siberi në vitin 2020. Autoritetet ruse mohuan kryerjen e një sulmi të tillë.

Ai është në gjendje të publikojë postime në mediat sociale përmes avokatëve dhe aleatëve të tij.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme