Borrell: Do të përballemi me probleme të furnizimit me gaz, duhet ndryshim i politikës së mbrojtjes dhe sigurisë

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi se pasojat e luftës në Ukrainë do të jenë të gjata, dhe do të prekin çdo shtet. Ai tha se sfidat do të jenë të ndryshme, nga furnizimi me gaz, në krizën e refugjatëve.
“Sfidat me të cilat përballemi kërkojnë një qëndrim të fortë nga ana jonë. Do të përballemi me problemet e furnizimit me gaz, refugjatët, ndryshimin e politikës së mbrojtjes dhe sigurisë”–, tha zoti Borrell.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




