Zyrtari i BE-së: Udhëheqësit janë të ndarë për anëtarësimin e Ukrainës

Botë | 5 vite më parë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë të ndarë nëse do ta vendosin Ukrainën me vendosmëri në rrugën e anëtarësimit, tha të mërkurën një zyrtar me bllokun, një ditë përpara se krerët e vendeve anëtare të diskutojnë kërkesën e Kievit për t’u anëtarësuar shpejt raporton Reuters.

Zyrtari, i cili është i përfshirë në përgatitjen e samitit të BE-së në Versajë dhe foli në kushte anonimiteti, tha se të gjithë liderët ishin në favor të forcimit të lidhjeve me Ukrainën.

“Por pyetja është nëse ata do të gjenin konsensus për zgjerimin, i cili ndonjëherë është më i ndërlikuar,” tha zyrtari.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme