BE vendos raundin e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë që synojnë oligarkët dhe politikanët

Botë | 5 vite më parë

Bashkimi Evropian ka miratuar një raund të katërt të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, që përfshin 160 oligarkë të tjerë, politikanë rusë dhe tre banka bjelloruse, tha të mërkurën Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen raporton CNN. 

“Ne po forcojmë më tej rrjetën e sanksioneve në përgjigje të agresionit ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës”, shkroi von der Leyen në Twitter.

Presidenca franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian tha gjithashtu në Twitter se ambasadorët e BE-së kishin miratuar “sanksione të reja që synojnë liderët dhe oligarkët rusë dhe anëtarët e familjeve të tyre të implikuar në agresionin rus kundër Ukrainës”. 

“Në veçanti masat e synuara të miratuara përjashtojnë tre banka bjelloruse nga sistemi SWIFT. Ato sqarojnë çështjen e kriptomonedhave dhe i shtohen listës së mallrave dhe materialeve që nuk mund të eksportohen,” vazhdoi presidenca franceze. 

Detaje të mëtejshme do të përcaktohen në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian më vonë të mërkurën. 

 
 
/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme