Ukraina ndalon eksportet e mallrave kryesore, duke përfshirë grurin, sheqerin dhe mishin

Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, drithërat, kripën dhe mishin, sipas një rezolute të kabinetit që kaloi të martën raporton CNN.
Sipas rezolutës tani është “ndaluar” eksporti i tërshërës, melit, hikërrorit, sheqerit, kripës, grurit, mishit, si dhe bagëtia dhe nënproduktet e tij nga Ukraina.
“Kjo do të thotë një ndalim de facto i eksportit”, thuhej në deklaratën e kabinetit .
Ministri i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, Roman Leshchenko tha se hapat ishin ndërmarrë “për të parandaluar një krizë humanitare në Ukrainë” dhe “për të përmbushur nevojat e popullatës për produkte ushqimore kritike”.
Ukraina është një nga furnizuesit më të mëdhenj në Evropë të prodhimeve bujqësore, sipas të dhënave nga Komisioni Evropian.
Të kombinuara, Rusia dhe Ukraina janë përgjegjëse për pothuajse 30% të eksporteve globale të grurit, sipas Gro Intelligence, një firmë analitike e të dhënave bujqësore.
Çmimet e grurit u rritën në vazhdën e pushtimit rus të Ukrainës, duke arritur çmime të papara që nga viti 2008.
Ukraina kishte qenë në rrugën e duhur për një vit rekord të eksporteve të grurit përpara pushtimit, ndërkohë që eksportet e grurit të Rusisë po ngadalësoheshin, sipas Departamentit të Bujqësisë së SHBA-së.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




