Polonia do të lejojë SHBA-në të përdorë avionët e saj MIG-29

“Polonia është e gatshme të vendosë të gjithë avionët e saj MIG-29 në bazën ajrore Ramstein në Gjermani, dhe t’i vërë në dispozicion të Shteteve të Bashkuara dhe u kërkon anëtarëve të tjerë të NATO-s që zotërojnë avionë të këtij lloji të bëjnë të njëjtën gjë”, tha Ministria e Jashtme polake të martën.
Ligjvënësit amerikanë shtynë administratën e presidentit Joe Biden të hënën për të lehtësuar transferimin e avionëve luftarakë në Ukrainë nga Polonia dhe vende të tjera të NATO-s dhe Evropës Lindore, pas një thirrjeje të shtunën nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Në këmbim, Polonia u kërkon Shteteve të Bashkuara që t’i ofrojë atyre në këmbim “avionë të përdorur me aftësi operacionale” dhe shton se “është e gatshme të vendosë menjëherë kushtet e blerjes së avionëve”. Qeveria polake u kërkon gjithashtu aleatëve të tjerë të NATO-s, që posedojnë avionë MIG-29 – të veprojnë në të njëjtën mënyrë.
Polonia po mbështet Kievin me armë mbrojtëse, por ka thënë se nuk do të dërgojë avionë në Ukrainë, pasi nuk është palë e drejtpërdrejtë në konfliktin midis Ukrainës – e cila nuk është aleate e NATO-s – dhe Rusisë.
“…çdo vendim për dërgimin e armëve sulmuese duhet të merret nga e gjithë NATO dhe mbi baza unanime,” tha kryeministri Mateusz Morawiecki të martën gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun e tij norvegjez në Oslo.
SHBA konfirmoi gjatë fundjavës se po punon për një marrëveshje me Poloninë për të furnizuar Ukrainën me avionë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




