BE parashikon: Deri në 5 milionë refugjatë pas pushtimit rus të Ukrainës

Botë | 5 vite më parë

Sipas BE-se numri i refugjatëve për shkak të pushtimit rus të Ukrainës pritet të arrijë deri në 5 milionë, njoftoi sot shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell pas një takimi të ministrave të Zhvillimit të BE-së në Montpellier, Francë.

“Ky është një vlerësim i arsyeshëm”, shpjegoi ai. “Ne nuk kemi parë një lëvizje kaq të madhe të refugjatëve që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. “

“Deri më tani, rreth 1.7 milionë njerëz janë larguar nga lufta”, sipas shifrave të OKB-së.

Për të mbështetur njerëzit në Ukrainë dhe refugjatët e luftës në vendin fqinj të Moldavisë, Borrell tha se gati 100 milionë euro (108.74 milionë dollarë) do të vihen në dispozicion në hapin e parë për ndihmën emergjente humanitare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme