Rusia: Do të lejojë civilët të arratisen

Rusia do të hapë korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës të hënën për të lejuar evakuimin e civilëve, raportojnë mediat shtetërore.
Armëpushimi do të ndodhë nga ora 10:00 me orën e Moskës (07:00 GMT) sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, me rrugë evakuimi të vendosura në kryeqytetin Kiev, si dhe në Kharkiv, Mariupol dhe Sumy. Të gjitha këto qytete janë aktualisht nën një operacion të rëndësishëm sulmi rus.
Zyrtarët ukrainas ende nuk e kanë konfirmuar këtë raporton BBC.
Gjatë fundjavës, dy përpjekje për të hapur një rrugë për të lejuar evakuimin e civilëve nga Mariupol në juglindje të vendit u shkatërruan.
Zyrtarët ukrainas thanë se kjo ishte për shkak se Rusia vazhdoi të bombardonte qytetin gjatë orëve të armëpushimit të rënë dakord.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




