Të hënën raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Rusia dhe Ukraina do të mbajnë një raund të tretë bisedimesh të hënën për përfundimin e armiqësive, tha negociatori ukrainas David Arakhamia në një postim në Facebook të shtunën, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia kanë pasur dy raunde bisedimesh që kur Rusia nisi një pushtim të plotë të fqinjit të saj më 24 shkurt.
Të enjten, palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të dalin nga disa zona luftarake, megjithëse ka pasur vonesa në zbatimin e tyre.
“Rundi i tretë i bisedimeve do të zhvillohet të hënën,” shkroi Arakhamia, i cili është gjithashtu kreu i fraksionit parlamentar i partisë së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të shtunën se përpjekja e Zelenskiy për të siguruar ndihmë të drejtpërdrejtë të NATO-s në konfliktin midis vendeve të tyre nuk po ndihmonte bisedimet midis dy palëve, por se Moska ishte gati për një raund të tretë./Reuters
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




