Marina ukrainase shkatërron anijen më të mirë luftarake që të mos bjerë në duart e rusëve

Botë | 5 vite më parë

Marina ukrainase thotë se ka shkatërruar një prej anijeve kryesore luftarake, në mënyrë që ajo të mos binte në duart e pushtuesve rusë.

Komandanti i fregatës “Hetman Sahaidachny”, e vetmja anije e këtij lloji në flotën e Ukrainës, tha se kishte urdhëruar mbytjen e saj, ndërkohë që rusët po fitojnë gjithnjë e më shumë kontroll në qytetet bregdetare jugore të Ukrainës.

Pasi morën Khersonin, rusët po avancojnë në qytetin tjetër port, Mykolaiv, ndërsa objektivi kryesor i tyre është Odessa. Anija ndodhej pikërisht në Mykolaiv gjatë luftimeve të ditëve të fundit, ku ishte dërguar për riparime. Por avancimi i trupave ruse bëri që të merrej vendimi drastik.

“Hetman Sahaidachny” ishte anija më e rëndësishme e marinës së Ukrainës dhe kishte marrë pjesë në disa misione bashkë me NATO-n dhe flotat e vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme