Beograd, protesta pro ruse

Qytetarë të shumtë serbë dolën për të protestuar në mbështetje të Rusisë të premten në mbrëmje, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiç nuk e përkrahu pushtimin rus ndaj Ukrainës.
Protestuesit u mblodhën në afërsi të Presidencës së Serbisë, duke e mbyllur rrugën për qarkullim. Ata hodhën mesazhe dhe kënduan këngë në mbështetjeje për Rusinë, e cila javën e kaluar nisi pushtimin e Ukrainës, shkruan media kroate.
Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, dhe protestuesit mbanin flamuj rus dhe serb dhe brohoritën “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhëti, tradhëti” dhe “Vuçiç shqiptar, e tradhtove Serbinë”.
Protestuesit më pas parakaluan para ambasadës ruse.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




