Ushtria ukrainase: Trupat ruse po “rrethojnë” Kievin

Botë | 5 vite më parë

Ushtria ukrainase ka thënë se trupat ruse po vazhdojnë të avancojnë drejt kryeqytetit, Kievit.

“Përpjekjet kyçe të pushtuesve janë të koncentruara në rrethim të Kievit”, ka thënë ushtria ukrainase në raportin e mëngjesit.

Në të nuk janë dhënë hollësi për luftimet brenda qytetit.

Autoritetet e Kievit kanë lëshuar sirenat disa herë gjatë mesnatës dhe banorëve u është thënë që të strehohen në vende të sigurta.

Sipas autoriteteve ukrainase, trupat ruse janë larguar nga baza strategjike ajrore, Hostomel, në perëndim të Kievit.

Qyteti jugor Mariupol është plotësisht i rrethuar, kanë thënë ata, duke shtuar se trupat ruse “kanë shënuar avancim të rëndësishëm teknik”./REL


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme