Asambleja OKB-së miraton rezolutën kundër agresionit rus, Zelensky: Koalicion global anti-Putin

Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky, ka përshëndetur miratimin e rezolutës që dënon Rusinë nga Asambleja e Përgjithshme e OKB, duke thënë se ky është një koalicion i gjerë anti-Putin
“Unë përgëzoj miratimin e OKB-së, me një shumicë të paprecedentë votash, të rezolutës me një apel të fortë ndaj Rusisë që të ndalojë menjëherë sulmin ndaj Ukrainës. Unë jam mirënjohës për të gjitha shtetet që votuan pro. Ju keni zgjedhur anën e duhur të historisë. Rezultati i votimit tregon bindshëm se një koalicion global anti-Putin është krijuar dhe po funksionon. Bota është me ne. E vërteta është në anën tonë. Fitorja do të jetë e jona” shkruan në twitter Volodymir Zelensky.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




