Skena emocionale në seancën speciale të parlamentit të BE-së

Ka pasur skena emocionale në hapjen e seancës speciale të parlamentit të BE-së që debatonte për konfliktin në Ukrainë pikërisht tani.
Filloi me një ovacion në këmbë për ambasadorin e Ukrainës, me deputetët që u ngritën në këmbë dhe mbanin bluza me flamurin e Ukrainës.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, falënderoi Presidentin Zelensky, i cili u bashkua me video-lidhje.

“Zoti President faleminderit që i treguat botës se çfarë do të thotë të ngrihesh në këmbë. Faleminderit që na kujtuat për rreziqet e vetëkënaqësisë,” tha ajo në një fjalim, ku vlerësoi heroizmin e popullit ukrainas që mbrojti vendin e tyre.
Zonja Mesola tha gjithashtu se parlamenti mirëpret kërkesën e Ukrainës për t’u bërë anëtare e BE-së dhe do të punonte për ta bërë atë realitet./BBC
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




