Të paktën 6 të plagosur pasi shpërthimi shkatërroi ndërtesën qeveritare në Kharkiv

Të paktën gjashtë persona u plagosën, duke përfshirë një fëmijë, në një shpërthim në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës në një postim në Telegram të martën.
Shpërthimi shkatërroi një ndërtesë qeveritare.

“Rusia po bën luftë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Vret civilë, shkatërron infrastrukturën civile. Objektivi kryesor i Rusisë janë qytetet e mëdha që tani qëllohen nga raketat e saj”, shkroi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në Twitter të martën, duke shpërndarë një video që tregon atë që duket të jetë një sulm me raketa në ndërtesën e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv.
Shefi i Shtabit të Mbrojtjes së Kharkiv, tregoi pasojat e sulmit të supozuar, duke përfshirë pjesën e brendshme të ndërtesës e cila ishte kthyer në rrënoja.

Ndërtesa e Administratës Shtetërore Rajonale strehon zyrat e qeverisjes vendore. Ndodhet në “Sheshin e Lirisë” – sheshin kryesor të Kharkiv dhe një pikë referimi arkitekturore.
Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme të Ukrainës, ndau gjithashtu një video në llogarinë e tij zyrtare në Telegram të marrë nga niveli i rrugës në Sheshin Liria. Videoja tregon vendin e shpërthimit dhe mbeturinat në tokën ku dikur ishte ndërtesa e Administratës Shtetërore Rajonale të Kharkiv./CNN
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




