Ukraina: 5 milionë rubla ruse, ose 41.5 mijë euro dhe amnisti të plotë, çdo ushtari rus, i cili dorëzon armën

Botë | 5 vite më parë

5 milionë rubla, ruse ose 41.5 mijë euro dhe amnisti të plotë, i ofron Ukraina çdo ushtari rus, i cili dorëzon armën dhe i jep fund angazhimit në luftë. Deklaratën e ka bërë sot ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Oleksii Reznikov.

“Të dashur ukrainas! Në 4 ditë të humbjes së pushtuesve rusë të vrarë dhe të plagosur arritën në më shumë se 5.3 mijë persona. Qindra ushtarë dhe oficerë të armikut u kapën robër. Shumë prej tyre janë shumë të rinj. Kremlini i kthen në kriminelë. I kthen në vrasës. Për Ukrainën, jeta njerëzore është vlera më e lartë. Për të ruajtur jetën e ukrainasve, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës mbështet iniciativën e komunitetit ndërkombëtar të IT. Ajo është shumë e thjeshtë. Ne u ofrojmë ushtarëve rusë një zgjedhje: të vdesin në një luftë të padrejtë, ose amnisti të plotë dhe 5 milionë rubla (41 mijë euro) të kompensimit. Nëse do të ulin armët dhe do të dorëzohen vullnetarisht në burg”, shkruan ndër të tjera në Facebook, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme